Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

Mbi 4.500 përfitues të dyshimtë të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimit social janë zbuluar gjatë kontrolleve të sistemit, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, në mesin e personave që kanë marrë pagesa nga buxheti i s...

tetor 6, 2026 - 14:30
Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

Mbi 4.500 përfitues të dyshimtë të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimit social janë zbuluar gjatë kontrolleve të sistemit, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Sipas tij, në mesin e personave që kanë marrë pagesa nga buxheti i shtetit kishte persona të vdekur, qytetarë të shpërngulur jashtë vendit, si dhe përfitues fiktivë.

Mickoski tha se pas analizave dhe kontrolleve në terren, shuma e planifikuar për pagesat sociale këtë muaj është rreth 200 milionë denarë më e ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas përllogaritjeve të tij, për pagesa ndaj këtyre përfituesve dyshues nga buxheti mund të jenë ndarë mbi 1 miliard deri në 1.5 miliardë denarë në vit, ose rreth 25 milionë euro.

Kontrollet ende nuk kanë përfunduar dhe, sipas kryeministrit, duhet të verifikohet edhe rreth një e pesta deri një e gjashta e numrit të përgjithshëm të përfituesve.

Mickoski paralajmëroi se kontrolle të ngjashme do të shtrihen edhe në sektorë të tjerë, përfshirë shëndetësinë, me synim identifikimin e pagesave të parregullta dhe kursimin e mjeteve publike.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.