“Përvjetori i MO-së”: “Dush i ftohtë” nga diplomatët për Ali Ahmetin!
Mbi 20 përfaqësues të korit diplomatik morën pjesë në manifestimin qendror për 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të organizuar nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive e drejtuar nga ministri Agon Ferati. Prania e gjerë d...
Mbi 20 përfaqësues të korit diplomatik morën pjesë në manifestimin qendror për 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të organizuar nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive e drejtuar nga ministri Agon Ferati.
Prania e gjerë diplomatike nuk kaloi pa u vënë re. Ambasadorë dhe përfaqësues të më shumë se 20 misioneve diplomatike iu bashkuan manifestimit institucional në Shkup duke i dhënë jubileut një dimension të qartë ndërkombëtar.
Diplomatët me këtë rast zgjodhën institucionin mbi partinë, shtetin mbi strukturën politike dhe agjendën e ardhshme mbi protagonistët e së kaluarës. Diplomatët shkurt e shqip zgjodhën VLEN–in.
Në anën tjetër, manifestimi partiak i organizuar nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti u shoqërua me një prani dukshëm më të kufizuar diplomatike.
Dallimi duket i qartë: ndërsa diplomacia ndërkombëtare zgjodhi të jetë pjesë e një manifestimi institucional me mesazhe për të ardhmen dhe për brezin e ri, aktiviteti partiak i BDI-së nuk arriti të krijojë të njëjtin interes diplomatik.
Kjo ngre një pyetje të natyrshme; a po ndryshon qasja e diplomatëve ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së?
Nëse dikur prania e ambasadorëve përdorej si simbol i peshës politike të BDI-së, sot pamja duket krejt ndryshe.
Mesazhi politik është i qartë: pesha diplomatike nuk matet me atë se kush organizon më shumë tubime, por me atë se kush përfaqëson institucionet dhe vizionin për të ardhmen e vendit.
Dhe pyetja nuk është vetëm pse munguan diplomatët te Ahmeti, pyetja më e madhe është; kush po bëhet adresa e re e tyre?
The post “Përvjetori i MO-së”: “Dush i ftohtë” nga diplomatët për Ali Ahmetin! appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.