Petrit Malaj: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus të mandatit të ardhshëm Petrit Malaj, ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ka prezantuar prioritetet e mandatit ...

tetor 10, 2026 - 11:00
Petrit Malaj: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus të mandatit të ardhshëm

Petrit Malaj, ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ka prezantuar prioritetet e mandatit të tij të ardhshëm para Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Malaj ka theksuar se angazhimi i tij diplomatik do të mbështetet në një diplomaci aktive, konkrete dhe institucionale, me synim forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe respektimit të standardeve evropiane, duke i cilësuar ato si referenca të rëndësishme për angazhimin e tij diplomatik.

Sipas Malajt, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përbëjnë një urë të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve dhe një faktor konstruktiv për stabilitetin, bashkëjetesën dhe integrimin euroatlantik të rajonit.

Në mesazhin e tij, diplomati shqiptar ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për Kosovën, me të cilën, siç është shprehur, e lidh një marrëdhënie e veçantë profesionale dhe njerëzore.

Ai ka theksuar se Kosova do të mbetet gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës së tij, ndërsa lidhjet vëllazërore dhe miqësitë e krijuara do ta shoqërojnë edhe në vazhdim të rrugëtimit të tij diplomatik. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.