Plagosja në Kolovicë të Prishtinës, policia jep detaje

Një person është plagosur mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Sheshi i Arbrit” në lagjen Kolovicë në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ngjarës në fjalë. “VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Sheshi i Arbrit, Prishtinë. 15.08.2026 – 22:0...

gusht 16, 2026 - 11:00
Plagosja në Kolovicë të Prishtinës, policia jep detaje
policia-e-bind-31-vjecarin-ta-dorezoje-armen,-e-shpeton-nga-vetevrasja-e-mundshme

policia-e-bind-31-vjecarin-ta-dorezoje-armen,-e-shpeton-nga-vetevrasja-e-mundshme

Një person është plagosur mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Sheshi i Arbrit” në lagjen Kolovicë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ngjarës në fjalë.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Sheshi i Arbrit, Prishtinë. 15.08.2026 – 22:00. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë hasur viktimën m/k, i cili ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.