Plenkoviq: Të gjitha vendet fqinje duhet ta pyesin veten pse Serbia po armatoset në një shkallë të tillë
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka shprehur shqetësim për atë që e ka cilësuar si një proces “të jashtëzakonshëm” të armatosjes së Serbisë, duke thënë se Zagrebi po e ndjek me shumë vëmendje zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të...
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka shprehur shqetësim për atë që e ka cilësuar si një proces “të jashtëzakonshëm” të armatosjes së Serbisë, duke thënë se Zagrebi po e ndjek me shumë vëmendje zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Beogradit.
Plenkoviç tha se bëhet fjalë për një proces armatosjeje që ngjan me një “shportë blerjesh” në të gjithë botën, ndërsa theksoi se vendet fqinje të Serbisë duhet të pyesin pse Beogradi po investon kaq shumë në armatim.
Sipas tij, çështja e armatosjes së Serbisë është diskutuar edhe në mbledhjet e Këshillit për Mbrojtje dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kroacisë. Zagrebi, tha ai, po e diskuton situatën edhe me partnerët e tij ndërkombëtarë, shkruan Index.hr.
Plenkoviç theksoi se Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, po forcon kapacitetet e veta mbrojtëse, duke e rritur trefish buxhetin e mbrojtjes gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai tha se këto kapacitete, sipas tij, nuk përbëjnë kërcënim për askënd, por synojnë parandalimin e një përsëritjeje të agresionit të viteve ’90.
The post Plenkoviq: Të gjitha vendet fqinje duhet ta pyesin veten pse Serbia po armatoset në një shkallë të tillë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.