Plumb qorr plagos 71-vjeçarin në Saraj, po hetohet se nga erdhi gjuajtja

Një 71-vjeçar nga Kondova është plagosur nga një plumb qorr pranë një qendre tregtare në Saraj. Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, në momentin kur H.R. po drejtohej drejt automjetit të tij të parkuar. Ai është dërguar për trajtim në Spital...

shtator 6, 2026 - 23:00
Plumb qorr plagos 71-vjeçarin në Saraj, po hetohet se nga erdhi gjuajtja

Një 71-vjeçar nga Kondova është plagosur nga një plumb qorr pranë një qendre tregtare në Saraj.

Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, në momentin kur H.R. po drejtohej drejt automjetit të tij të parkuar. Ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa në koordinim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Hetimi synon të përcaktojë nga është qëlluar dhe kush e ka përdorur armën, ndërsa autoritetet po ndërmarrin masa për identifikimin e personit përgjegjës. Flaka Media

The post Plumb qorr plagos 71-vjeçarin në Saraj, po hetohet se nga erdhi gjuajtja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.