Plumbat tronditën Duqanxhikun! Vritet 25-vjeçari në Shkup
Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur lagjen Duqanxhik të Shkupit, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve fillestare, i riu ka marrë disa plagë në trup dhe në kokë pas të shtënave. Ai është dërguar me urgjencë nga ekipet e...
Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur lagjen Duqanxhik të Shkupit, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve fillestare, i riu ka marrë disa plagë në trup dhe në kokë pas të shtënave. Ai është dërguar me urgjencë nga ekipet e Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Urgjente, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë. Për momentin, mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk ka ende informacione zyrtare për autorin e dyshuar apo motivin e vrasjes. Policia pritet të dalë me detaje të reja për rastin.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.