Plumbi qorr tmerron Sarajin: 71-vjeçari plagoset teksa shkonte te makina
Një 71-vjeçar nga Kondova është plagosur nga një plumb qorr pranë një qendre tregtare në Saraj. Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, teksa H.R. po shkonte drejt automjetit të tij të parkuar. Ai është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qyteti...
Një 71-vjeçar nga Kondova është plagosur nga një plumb qorr pranë një qendre tregtare në Saraj.
Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, teksa H.R. po shkonte drejt automjetit të tij të parkuar. Ai është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me plagë nga arma e zjarrit.
Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me prokurorinë, po heton për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur personin që ka shtënë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.