Po punohet në rrugën Gostivar-Strazhë, do të ketë regjim të trafikut
Trafiku në rrugët e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa, ndërsa qarkullimi kryesisht bëhet në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Sipas LAMM, gjatë orëve të fundit është vërejtur intensifikim i trafiku...
Trafiku në rrugët e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa, ndërsa qarkullimi kryesisht bëhet në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas LAMM, gjatë orëve të fundit është vërejtur intensifikim i trafikut jashtë zonave urbane, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk janë regjistruar pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm në luginat e vendit, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Ndërkohë, vëmendje e veçantë kërkohet në aksin Gostivar–Strazhë, në kuadër të Rrugës Shtetërore A2. Në urën nr. 7, të njohur si Viadukt Dol, që nga 14 prilli 2026 po zhvillohen aktivitete ndërtimore për rehabilitimin e urës.
Për shkak të punimeve, në këtë pjesë është vendosur regjim i përkohshëm i qarkullimit, i cili do të jetë në fuqi gjatë kohës së realizimit të aktiviteteve ndërtimore.
LAMM rekomandon që drejtuesit që përdorin këtë aks të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe kufizimet e vendosura në zonën e punimeve.
The post Po punohet në rrugën Gostivar-Strazhë, do të ketë regjim të trafikut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.