Po vjen Kodi i ri Penal: Shasivari zbulon afatin, Brukseli pret draftin
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, deklaroi se përgatitja e Kodit të ri Penal është në fazën përfundimtare, ndërsa drafti pritet të dërgohet për mendim gjatë javës së parë të tetorit. Sipas tij, dokumenti pritet edhe nga Brukseli, ndër...
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, deklaroi se përgatitja e Kodit të ri Penal është në fazën përfundimtare, ndërsa drafti pritet të dërgohet për mendim gjatë javës së parë të tetorit.
Sipas tij, dokumenti pritet edhe nga Brukseli, ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e tij është në dhjetor, në kuadër të detyrimeve që lidhen me sigurimin e fondeve nga Bashkimi Evropian.
Shasivari bëri të ditur se po punohet edhe për Kodin Zgjedhor, për të cilin paralajmëroi takime me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, me synimin që ndryshimet të miratohen përmes një marrëveshjeje të gjerë politike. (4NEWS.mk)
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.