Policët praktikantë shkelin kushtetutën gjatë betimit, nuk e thonë emrin kushtetues të RMV-së

Ka përfunduar një tjetër sesion trajnimi për policët e rinj praktikantë, të cilët edhe e kanë dhënë betimin për punën e tyre. Gjatë betimit solemn, policët e rinj e shkelën kushtetutën duke mos e përmendur emrin kushtetues të shtetit, Maqed...

gusht 12, 2026 - 00:00
Policët praktikantë shkelin kushtetutën gjatë betimit, nuk e thonë emrin kushtetues të RMV-së

Ka përfunduar një tjetër sesion trajnimi për policët e rinj praktikantë, të cilët edhe e kanë dhënë betimin për punën e tyre.

Gjatë betimit solemn, policët e rinj e shkelën kushtetutën duke mos e përmendur emrin kushtetues të shtetit, Maqedonia e Veriut.

“Betohemi se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë, si dhe standardet dhe etikën e policisë”, dëgjohen duke thënë njëzëri policët e rinj.

Pamjet nga ky betim i policëve të rinj janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë komentuar me të madhe.

Deri në këto momente nuk ka reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndryshe, muajin e kaluar në Akademinë Policore në Idrizovë në mënyrë solemne u promovuan 496 zyrtarë të rinj policorë nga gjenerata 2025-2026./Telegrafi/

*Foto: Arkiv


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.