Polici që u bë Hero i Kosovës – 15 vjet nga rënia e Enver Zymberit

Sot shënohen 15 vjet nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), i cili do të mbetej një nga momentet më të rëndësishme në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri të vendit. Mëngjesin e...

Korrik 25, 2026 - 09:00
Polici që u bë Hero i Kosovës – 15 vjet nga rënia e Enver Zymberit
polici-qe-u-be-hero-i-kosoves-–-15-vjet-nga-renia-e-enver-zymberit

polici-qe-u-be-hero-i-kosoves-–-15-vjet-nga-renia-e-enver-zymberit

Sot shënohen 15 vjet nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), i cili do të mbetej një nga momentet më të rëndësishme në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri të vendit.

Mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, pjesëtarët e ROSU-së u nisën drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, me qëllim marrjen nën kontroll të tyre dhe vendosjen e rendit institucional në këto pika kufitare.

Por aksioni u përball me rezistencë nga strukturat ilegale serbe në veri. Gjatë përleshjeve, polici i Njësisë Speciale, Enver Zymberi, u qëllua për vdekje, duke rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në territorin e Republikës së Kosovës.

Rënia e tij u kthye në simbol të përkushtimit dhe sakrificës për shtetin e Kosovës. Për trimërinë e treguar, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dekoroi Enver Zymberin me titullin “Hero i Kosovës”, me motivacionin:

“Për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Pesëmbëdhjetë vjet më pas, emri i Enver Zymberit vazhdon të kujtohet si i një polici që dha jetën në shërbim të vendit dhe u bë pjesë e historisë së Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.