Polici voziste pa patentë dhe me shpejtë të madhe

Kallëzim penal ndaj një të punësuari në Ministrine e Puneve te Brendshme (MPB) nga Kumanova Rasti është regjistruar më 22 prill. Përveç kallëzimit penal, ndaj të punësuarit është paraqitur edhe propozim për inicimin e procedurës për shkelje...

gusht 24, 2026 - 14:30
Polici voziste pa patentë dhe me shpejtë të madhe

Kallëzim penal ndaj një të punësuari në Ministrine e Puneve te Brendshme (MPB) nga Kumanova
Rasti është regjistruar më 22 prill. Përveç kallëzimit penal, ndaj të punësuarit është paraqitur edhe propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë.
Një i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) nga Kumanova po përballet me kallëzim penal, pasi është konstatuar se ka drejtuar automjet pa dhënë provimin për patentë shoferi dhe me shpejtësi mbi kufirin e lejuar.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, pranë MPB-së, ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me iniciale A.J. nga Kumanova, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
Sipas kallëzimit, A.J., i cili është i punësuar në Ministri, ka drejtuar automjet edhe pse nuk kishte dhënë provimin për patentë shoferi. Në të njëjtën kohë, ai ka drejtuar me shpejtësi më të madhe nga ajo sa ishte e lejuar.
Përveç kallëzimit penal, Departamenti për Kontroll të Brendshëm ka paraqitur edhe propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë.
Procedura për rastin do të vazhdojë para institucioneve kompetente.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.