Policia arreston tetë shoferë në 24 orë, disa drejtonin pa patentë

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka privuar nga liria tetë shoferë për shkak të dyshimeve për veprën penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“. Sipas njoftimit, pesë prej tyre kanë drejtuar automjete...

shtator 16, 2026 - 23:00
Policia arreston tetë shoferë në 24 orë, disa drejtonin pa patentë

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka privuar nga liria tetë shoferë për shkak të dyshimeve për veprën penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“.

Sipas njoftimit, pesë prej tyre kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa dy të tjerë kanë drejtuar automjete pavarësisht ndalesës aktive për drejtimin e automjetit të kategorisë B.

Njëri prej rasteve përfshin një 17-vjeçar nga rrethina e Velesit, i cili, duke drejtuar një motoçikletë, ka goditur një fëmijë trevjeçar. Ndërkaq, një 54-vjeçar nga Bogdanci është ndaluar pasi, përveç ndalesës aktive, ka drejtuar automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit.

Nga liria është privuar edhe një 56-vjeçar nga rrethina e Makedonska Kamenicës, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Flaka

The post Policia arreston tetë shoferë në 24 orë, disa drejtonin pa patentë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.