Policia bastis disa lokacione në Zubin Potok, ka dyshime për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku po kryhen bastisje në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ...

gusht 11, 2026 - 15:30
Policia bastis disa lokacione në Zubin Potok, ka dyshime për armëmbajtje pa leje
dyshimet-per-mbetje-mortore,-policia,-eulex-i-e-iml-ja-ne-jabuk-te-zubin-potokut

dyshimet-per-mbetje-mortore,-policia,-eulex-i-e-iml-ja-ne-jabuk-te-zubin-potokut

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku po kryhen bastisje në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se bastisjet janë ende në zhvillim, ndërsa aksioni po zhvillohet nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Janë duke u kryer disa bastisje në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut, me dyshimin për armëmbajtje pa leje”, ka deklaruar shkurt Elshani.

Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me operacionin pas përfundimit të bastisjeve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.