Policia bastis dy banesa, sekuestron dr’ogë, peshore dhe 20 kartëmonedha false

Dy persona janë privuar nga liria pas dy kontrolleve të kryera nga policia në Shkup dhe Tetovë, gjatë të cilave janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike, peshore digjitale dhe kartëmonedha të falsifikuara. Në Shkup, policia ka kryer basti...

shtator 23, 2026 - 20:00
Policia bastis dy banesa, sekuestron dr’ogë, peshore dhe 20 kartëmonedha false

Dy persona janë privuar nga liria pas dy kontrolleve të kryera nga policia në Shkup dhe Tetovë, gjatë të cilave janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike, peshore digjitale dhe kartëmonedha të falsifikuara.

Shkup, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e një 46-vjeçari, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një peshore digjitale dhe 20 kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarësh.

Në një rast tjetër, në Tetovë, është kontrolluar shtëpia dhe ambientet ndihmëse të një 34-vjeçari. Gjatë bastisjes është gjetur një substancë pluhurore me ngjyrë kafe, si dhe një peshore digjitale.

Të dy personat janë privuar nga liria dhe rastet janë duke u dokumentuar nga policia.

Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të plotë të materialeve të siguruara, ndaj personave do të pasojnë kallëzime përkatëse, sipas veprave për të cilat do të konstatohet përgjegjësia.

The post Policia bastis dy banesa, sekuestron dr’ogë, peshore dhe 20 kartëmonedha false appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.