Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Në pikën kufitare Tabanocë, policia ka arrestuar një shtetas 39-vjeçar të Suedisë, i cili me një automjet me targa të Serbisë ka vozitur me 175 kilometra në orë në autostradën A-1, në afërsi të Demir Kapisë, përcjell TV21. Në përpjekje për ...

gusht 28, 2026 - 21:01
Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Në pikën kufitare Tabanocë, policia ka arrestuar një shtetas 39-vjeçar të Suedisë, i cili me një automjet me targa të Serbisë ka vozitur me 175 kilometra në orë në autostradën A-1, në afërsi të Demir Kapisë, përcjell TV21. Në përpjekje për të dalë nga shteti, në PK Tabanocë në sistem është regjistruar se kishte vozitur me 175 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku kufizimi ishte 80 kilometra në orë. Siç thonë nga policia, ai është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, policia ka arrestuar 16 persona për shkak të “drejtimit të pamatur të automjetit”. Prej tyre, nëntë kanë drejtuar automjet pa dhënë provimin e vozitjes, prej të cilëve katër në Shkup dhe nga një në Prilep, Gjevgjeli, Bogdancë, Veles dhe Bogovinë. Katër persona kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy persona kanë pasur ndalesë për drejtimin e automjetit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.