Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 instruktorë si ekspert për armë zjarri
Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka realizuar me sukses trajnimin “Trajnimi i trajnerëve për instruktorë të armëve të zjarrit”. Kjo inciativë ka ardhur në kuadër të avancimit të cilësisë së mësimdhënies në trajnimet policore, përmes aplikimit të teknikave dhe taktikave bashkëkohore, si dhe


Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka realizuar me sukses trajnimin “Trajnimi i trajnerëve për instruktorë të armëve të zjarrit”.
Kjo inciativë ka ardhur në kuadër të avancimit të cilësisë së mësimdhënies në trajnimet policore, përmes aplikimit të teknikave dhe taktikave bashkëkohore, si dhe ofrimit të trajnimeve të avancuara për instruktorë, ku në një periudhë afro 2 javësh, janë çertifikuar gjithsej tetëmbëdhjetë instruktorë të Policisë së Kosovës si ekspertë për armë zjarri.
“Policia e Kosovës më këtë trajnim shënon krijimin e një kuadri profesional të një niveli të lartë, duke arritur standardet më të avancuara të kompetencës për instruktorë në këtë fushë, si një bazë e qëndrueshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale.
Policia e Kosovës zotohet se do të vazhdojë zgjerimin e trajnimeve dhe avancimin e cilësisë së mësimdhënies, duke aplikuar praktikat dhe standardet më të larta profesionale ndërkombëtare, në harmoni me dokumentet strategjike, rregulloret dhe udhëzimet përkatëse”, shkruhet në njoftimin e Policisë në Facebook.
