Policia Financiare me bastisje në Shkup, dy persona të ndaluar për përvetësim të 80 milionë denarëve
Policia Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, po kryen bastisje në disa lokacione në Shkup, në kuadër të një hetimi për përvetësim të dyshuar të parave. Sipas informacioneve të publikuara, deri tani janë ndal...
Policia Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, po kryen bastisje në disa lokacione në Shkup, në kuadër të një hetimi për përvetësim të dyshuar të parave.
Sipas informacioneve të publikuara, deri tani janë ndaluar dy persona, të cilët dyshohen për përvetësimin e rreth 80 milionë denarëve, përkatësisht afërsisht 1,3 milionë euro.
Bastisjet dhe veprimet hetimore janë ende në zhvillim, ndërsa pas përfundimit të tyre pritet që Policia Financiare dhe Prokuroria të publikojnë më shumë hollësi për rastin dhe personat e përfshirë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.