Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për kryerjen e një vjedhjeje në Malishevë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026, në një objekt tregtar në Mali...


Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për kryerjen e një vjedhjeje në Malishevë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026, në një objekt tregtar në Malishevë, ku personi i dyshuar dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
Pavarësisht veprimeve dhe angazhimeve të ndërmarra nga njësitet policore, deri më tani nuk është arritur të identifikohet i dyshuari.
Për këtë arsye, Policia ka publikuar të dhënat e personit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Policia ka apeluar te të gjithë ata që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit, që ta raportojnë atë në organet kompetente.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.