Policia ndalon 16-vjeçarin në Gostivar, drejtonte “Audi”-n pa patentë
Policia ka arrestuar një 16-vjeçar nga fshati Viduše, pasi është kapur duke drejtuar një automjet të markës “Audi” pa pasur të drejtë drejtimi. Sipas njoftimit të policisë së Tetovës, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator 2026, rreth orës 17:...
Policia ka arrestuar një 16-vjeçar nga fshati Viduše, pasi është kapur duke drejtuar një automjet të markës “Audi” pa pasur të drejtë drejtimi.
Sipas njoftimit të policisë së Tetovës, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator 2026, rreth orës 17:30, në Gostivar. I mituri është ndaluar dhe është privuar nga liria në prani të prindit të tij.
“Punonjësit e policisë e kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Viduše, pasi është konstatuar duke drejtuar automjet pasagjerësh ‘Audi’, pa u pajisur me të drejtën për drejtimin e mjetit motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të miturit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. Gazeta Flaka
The post Policia ndalon 16-vjeçarin në Gostivar, drejtonte “Audi”-n pa patentë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.