Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë prë shkelje të rënda në komunikacion

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar tre shoferë për shkelje të rënda në komunikacion në dy ditët e fundit. “Më 08.01.2025, në magjistrale, në Prelez të Muhaxherëve, është ndaluar shoferi K.K. (27 vjeç), i cili drejtonte automjetin pavarësisht masës mbrojtëse të ndalesës. Ndaj tij është shqiptuar gjobë 500 euro, 5 pikë

Jan 11, 2026 - 19:00
 0
Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë prë shkelje të rënda në komunikacion
Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë prë shkelje të rënda në komunikacion

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë prë shkelje të rënda në komunikacion

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar tre shoferë për shkelje të rënda në komunikacion në dy ditët e fundit.

“Më 08.01.2025, në magjistrale, në Prelez të Muhaxherëve, është ndaluar shoferi K.K. (27 vjeç), i cili drejtonte automjetin pavarësisht masës mbrojtëse të ndalesës. Ndaj tij është shqiptuar gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalesë shtesë prej 6 muajsh”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Më 09.01.2025, në fshatin Babush, është ndaluar shoferi A.G. (31 vjeç) nën ndikimin e alkoolit (0.74‰). Atij i është shqiptuar gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalesë prej 3 muajsh”.

“Po më 09.01.2025, në rrugën “Cen Dugolli”, është ndaluar shoferi B.I. (18 vjeç), i cili drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe kryente manovra të rrezikshme , duke rrëshqitur gomat me frenë të dorës (majtas-djathtas). Ndaj tij është shqiptuar gjobë 150 euro dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatë”.