​Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve

“Marionetë e Kinës komuniste” e ka quajtur Aleksandër Vuçiqin kongresmeni amerikan, Joe Wilson. Kjo teksa e ka kritikuar presidentin serb, pasi Serbia blen teknologji të Kinës për ndërtimin e robotëve. Siç ka shkruar ai në X, teknologjia ki...

shtator 2, 2026 - 12:00
​Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve

“Marionetë e Kinës komuniste” e ka quajtur Aleksandër Vuçiqin kongresmeni amerikan, Joe Wilson.

Kjo teksa e ka kritikuar presidentin serb, pasi Serbia blen teknologji të Kinës për ndërtimin e robotëve.

Siç ka shkruar ai në X, teknologjia kineze duhet të refuzohet.

“Partia Komuniste Kineze po ndërton robotë përmes kukullës së tyre serbe, Vuçiqit. Ky është vendi i perëndimit të Partisë Komuniste Kineze në Evropë dhe bie ndesh me interesat amerikane. Teknologjia komuniste kineze duhet të hidhet poshtë!”, ka shkruar Wilson.

The post ​Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.