Pollozhani: Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

Një nga elementet më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit është kapaciteti i saj për të mundësuar zgjidhjen paqësore të konflikteve, mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive, vlerëson profesori universitar dhe ish-diplomati Aziz Pollozh...

gusht 12, 2026 - 17:30
Pollozhani: Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve

Një nga elementet më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit është kapaciteti i saj për të mundësuar zgjidhjen paqësore të konflikteve, mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive, vlerëson profesori universitar dhe ish-diplomati Aziz Pollozhani.

Duke folur në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Pollozhani theksoi se marrëveshja krijoi mekanizma që mundësojnë adresimin institucional të çështjeve që lidhen me komunitetet joshumicë.

“Një nga elementet e rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit është se ka kapacitetin që edhe konfliktet, mosmarrëveshjet apo pakënaqësitë e tjera të mundshme të zgjidhen në rrugë paqësore”, tha Pollozhani.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit krijoi instrumente për promovimin dhe miratimin e politikave që synojnë mbrojtjen e komuniteteve joshumicë.

“Marrëveshja e Ohrit krijoi instrumentet që mundësonin promovimin, propozimin dhe aprovimin e elementeve të cilat janë në funksion të mbrojtjes së komuniteteve joshumicë”, u shpreh ai.

Pollozhani theksoi se qëllimi kryesor i këtyre mekanizmave ishte parandalimi i përsëritjes së situatës që në vitin 2001 e çoi vendin drejt konfliktit të armatosur.

“Qëllimi madhor është që të mos përsëritet ajo që e solli Maqedoninë në buzë të greminës, me thellimin e konfliktit”, deklaroi Pollozhani. përcjell Zhurnal.mk .


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.