Premtimet për zgjerimin e Sheshit Skënderbeu mbeten në letër
“Në sheshin Skënderbeu ku janë investuar 14 milion euro, gjendja është katastrofike. Ashensorët dhe shkallët elektrike nuk funksionojnë, ndërsa mbetet e pa qartë se çfarë ndodhi me projektin e garazheve në kate”. – Jonila Salmani, gazetare....
“Në sheshin Skënderbeu ku janë investuar 14 milion euro, gjendja është katastrofike. Ashensorët dhe shkallët elektrike nuk funksionojnë, ndërsa mbetet e pa qartë se çfarë ndodhi me projektin e garazheve në kate”. – Jonila Salmani, gazetare.
Në vend të garazhës me kate, sot parkingu i sheshit duket ende kështu.
Pikërisht për zgjidhjen e këtij kaosi, kryetari i Çairit, pati premtuar zgjidhje , që në kohën kur ishte zv kryeministër i parë. Ai pati premtuar projekt për 371 vendeve të reja për parkim të shpërndara në dy nivele nëntokësore. Nga komuna, thonë se aktualisht në fazë përfundimtare është përgatitja e dokumentacionit, ndërsa sipas dinamikës së paraparë, fillimi i realizimit të projektit, planifikohet gjatë vitit 2027.
“Lidhur me projektin për parkingun te Sheshi “Skënderbeu”, ju informojmë se aktualisht dokumentacioni i nevojshëm është në fazën përfundimtare të përgatitjes, ndërsa procedura për marrjen e lejes për ndërtim është në vijim. Sipas dinamikës së paraparë, fillimi i realizimit të projektit planifikohet gjatë vitit 2027”. Thanë nga Komuna Çairit
Ndërtimi i sheshit ishte paraparë në disa faza. Faza e parë e sheshit përfundoi në vitin 2013. Faza e dytë nisi gjatë vitit 2016, ndërsa sheshi u inaugurua në gusht 2017. Faza e tretë nuk nisi asnjëherë. Në këtë fazë parashikohej edhe vendosja e librarive publike në pjesën e sipërme të sheshit si dhe hapësira të tjera rekreative. Nga ky projekt kompjuterik i publikuar në “Kontratën” e Ganiut, parashihet ndërtimi i garazhit nëntokësor që do të siguronte 380 vend parkime. Afati fillestar për përmbylljen e projektit Sheshi “Skënderbeu” ishte viti 2014, pra është dashur të mbyllej para 10 vitesh. Sa i përket vlerës, fillimisht është paraparë të kushtonte mbi 10 milionë euro, por çmimi final del të jetë më i lartë./Alsat.mk
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.