Presidenca pranon Ligjin për Specialen
Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, e ka pranuar Ligjin për Specialen. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes. Ai deklaroi se presidentja veprimet do t’i ndërmerr brenda afatit ligjor....


Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, e ka pranuar Ligjin për Specialen.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
Ai deklaroi se presidentja veprimet do t’i ndërmerr brenda afatit ligjor.
“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, deklaroi Kupina.
Sot gjatë ditës kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ia ka përcjellë ligjin për dekretim shefes së shtetit.
Ndryshimet e këtij ligji u votuan nga deputetët më 6 tetor.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.