Presidentja e Kosovës emëron një këshilltar ushtarak
Gjeneral brigade Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se emërimi është bërë me ven...


Gjeneral brigade Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se emërimi është bërë me vendim të Presidentes, e cila njëherësh është Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.”
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.