Presidentja e re nis me emërimet e para në kabinet, nisin sulmet e disa mediave dhe Buzhala
Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, ka nisur emërimet në kabinetin e saj në Zyrën e Presidencës. Të enjten, Shiroka-Pula e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut, njëherësh asambliste...
Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, ka nisur emërimet në kabinetin e saj në Zyrën e Presidencës.
Të enjten, Shiroka-Pula e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut, njëherësh asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë. Ndërsa zëvendësshefe të stafit e ka emëruar Donika Kavajën.
Kavaja ka qenë bashkëpunëtore e Presidentës në Akademi. Por, ajo do të jetë një shkallë më poshtë se sa Abazi.
Nga nesër, kabinetit të Shiroka-Pulës do t’i bashkohet edhe Bekim Kupina, ish-këshilltar i Vjosa Osmanit. Por, këto emërimet janë vënë në shënjestër të kritikave nga mediat e ndryshme antiqeveritare, të cilat theksuan se emërimet e para bëhet fjalë për militantë të Vetëvendosjes, duke shprehur sipas tyre, se bëhet fjalë për veprime zhgënjyese. Nuk kanë mbetur pa reaguar edhe analistat e zhurshëm si Berat Buzhala. Buzhala i ka cilësuar si “pabesi” veprimet e fundit të presidentes të sapo emëruar, Justina Shiroka-Pula. “Turp i madh. Paftyresi e madhe. Pabesi e madhe. Ligesi e madhe”, thuhet në një reagim të Buzhalës në Facebook. Ai ka kërkuar që Partia Demokratike të distanochet menjëherë prej saj.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.