Presidentja e Sllovenisë e uron Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy shtete dhe për Procesin e Brdo-Brionit

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës. Ajo ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojë për Procesin e Brdo-Brionit. “Urimet e mia të sinqerta për Justina ...

tetor 7, 2026 - 15:30
Presidentja e Sllovenisë e uron Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy shtete dhe për Procesin e Brdo-Brionit

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojë për Procesin e Brdo-Brionit.

“Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka Pulën me rastin e zgjedhjes së saj si Presidente e Republikës së Kosovës.Pres me kënaqësi një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv midis Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni.

Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar ajo.

https://x.com/nmusar/status/2107795832292463034?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2107795832292463034%7Ctwgr%5E86162baf975009a523c925d7bc66ce18cb5af0a5%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Faktuale-lajme%2F2536212%2Fpresidentja-e-sllovenise-e-uron-shiroka-pulen-mezi-pres-te-bashkepunojme-si-dy-shtete-dhe-per-procesin-e-brdo-brionit%2F


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.