Presidentja kërkon hetim urgjent për rastin e Arlinda Zekajt: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje!
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së një gruaje në Vitomiricë të Pejës, duke e cilësuar ngjarjen thellësisht tronditëse dhe duke kërkuar një hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm nga organet kompet...


Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së një gruaje në Vitomiricë të Pejës, duke e cilësuar ngjarjen thellësisht tronditëse dhe duke kërkuar një hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm nga organet kompetente.
Përmes një reagimi publik, e para e shtetit ka kërkuar llogaridhënie jo vetëm për të dyshuarit e krimit, por edhe për vetë zinxhirin institucional që kishte obligim ligjor për mbrojtjen e viktimës.
“Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte. Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj”, ka theksuar ajo.
Advertisement
Presidentja ka nënvizuar se asnjë sinjal alarmi apo kërkesë për ndihmë nuk guxon të neglizhohet nga organet e rendit dhe të drejtësisë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.