Presidentja mban takimin e parë koordinues me Kurtin, Konjufcën e Haxhiun
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, G...


Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.
Siç bëhet e ditur përmes komunikatës për media, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë krijimin e Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.