Prishtina edhe sonte në protestë, sheshi plot qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Sonte, në sheshin e Prishtinës, u mbajt protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Edhe sonte një numër i madh qytetarësh i janë bashkuar protestës, duke mbushur hapësirë...


Sonte, në sheshin e Prishtinës, u mbajt protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Edhe sonte një numër i madh qytetarësh i janë bashkuar protestës, duke mbushur hapësirën e sheshit dhe duke shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët.
Protestat po mbahen që pas vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Përmes tubimeve të përnatshme, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.