Pritje në Çair për lirimin e Artan Grubit nga paraburgimi shtëpiak | VIDEO
Para shtëpisë së Artan Grubit në Çair të Shkupit është organizuar pritje për lirimin e tij nga masa e paraburgimit shtëpiak. Pamjet tregojnë se si po shënohet ky moment nga të pranishmit, njofton Flaka. Sot, Gjykata Themelore Penale në S...
Para shtëpisë së Artan Grubit në Çair të Shkupit është organizuar pritje për lirimin e tij nga masa e paraburgimit shtëpiak. Pamjet tregojnë se si po shënohet ky moment nga të pranishmit, njofton Flaka.
Sot, Gjykata Themelore Penale në Shkup ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Artan Grubit për kthimin e dokumentit të udhëtimit kundrejt garancisë, ndërsa ish-zëvendëskryeministri do të mbetet nën masa kujdesi edhe pas përfundimit të arrestit shtëpiak.
Vendimi i Këshillit Penal është marrë pas mendimit negativ të Prokurorisë Publike kompetente. Si rrjedhojë, mbetet në fuqi masa e marrjes së përkohshme të dokumentit të udhëtimit, si dhe ndalimi i lëshimit të një dokumenti të ri për kalimin e kufirit shtetëror.
Ndërkohë, më 13 tetor, gjykata ka hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj Grubit, pasi ka skaduar afati ligjor prej 60 ditësh.
Në vend të kësaj mase, ndaj tij vazhdojnë të zbatohen masa të tjera kujdesi, përfshirë ndalimin e largimit nga vendbanimi, detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në gjykatë dhe ndalimin e kontaktit me persona të caktuar.
Artan Grubi është i akuzuari i dytë në rastin “Lotaria Shtetërore”, ku ngarkohet për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Ai është deklaruar i pafajshëm në procedurën gjyqësore. Gazeta Flaka
The post Pritje në Çair për lirimin e Artan Grubit nga paraburgimi shtëpiak | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.