Privohen nga liria tre të rinj gjatë një ndeshjeje basketbolli në Shkup
Tre persona janë privuar nga liria mbrëmjen e 6 tetorit në Shkup, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje basketbolli në një qendër sportive në zonën e Komunës së Aerodromit. Sipas SPB Shkup, rreth orës 18:05, policia ka privuar nga liria D.M....
Tre persona janë privuar nga liria mbrëmjen e 6 tetorit në Shkup, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje basketbolli në një qendër sportive në zonën e Komunës së Aerodromit.
Sipas SPB Shkup, rreth orës 18:05, policia ka privuar nga liria D.M. (18) nga Shkupi, pasi tek ai janë gjetur mjete piroteknike.
Më vonë, rreth orës 19:30, në qendrën sportive janë privuar nga liria edhe M.C. (19) dhe D.P. (18), të dy nga Shkupi, për shkak të kryerjes së kundërvajtjes sipas nenit 3 të Ligjit për Parandalimin e Dhunës në Ndeshjet Sportive.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia ka njoftuar se do të vijojnë parashtresat përkatëse.
Flaka
The post Privohen nga liria tre të rinj gjatë një ndeshjeje basketbolli në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.