Privohet nga liria 23-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për vjedhje dhe dhunë në familje

Më 21 shtator 2026, rreth orës 18:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.A. (23) nga Kumanova. Sipas policisë, 23-vjeçari dyshohet se ka kryer disa vepra penale, përfshirë vjedhje të rënda, dhunë në familje dhe keq...

shtator 23, 2026 - 00:00
Privohet nga liria 23-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për vjedhje dhe dhunë në familje

Më 21 shtator 2026, rreth orës 18:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.A. (23) nga Kumanova.

Sipas policisë, 23-vjeçari dyshohet se ka kryer disa vepra penale, përfshirë vjedhje të rënda, dhunë në familje dhe keqpërdorim të të dhënave personale.

A.A. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të vijojnë kallëzime përkatëse.

Flaka

The post Privohet nga liria 23-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për vjedhje dhe dhunë në familje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.