Mësimdhënësi i Edukatës Fizike, Avni Nuhiu, ka ndarë kujtime emocionuese nga Jabollçishta e Epërme, fshat në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut, ku kaloi gjashtë vite të karrierës së tij arsimore.

Gjatë kësaj periudhe, Nuhiu jo vetëm që edukoi gjenerata të reja përmes sportit, por ishte edhe themelues i Klubit Futbollistik “Bashkimi Jabollçishtë”, i cili bashkoi futbollistë nga fshatrat shqiptare të kësaj treve.

“Nga shumë fshatra, u bëmë një ekip! Nga shumë zemra, krijuam një bashkim! Nuk ndërtuam vetëm një klub futbolli, por krijuam miqësi, respekt, unitet dhe kujtime që koha nuk mund t’i fshijë”, shkruan Nuhiu.

Ai thekson se Jabollçishta e Epërme mbetet një pjesë e pandashme e historisë së tij personale dhe profesionale.

“Jabollçishta e Epërme – aty ku lashë gjurmë, por edhe mora kujtime që do t’i ruaj gjithë jetën!”, përfundon profesori Avni Nuhiu.

Burimi: Prof. Avni Nuhiu – rrëfim personal.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.