Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve policore gjatë protestës së 5 tetorit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së 5 tetorit, pranë objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovë...


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së 5 tetorit, pranë objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Sipas Prokurorisë, hetuesit e IPK-së do të grumbullojnë informacione dhe prova për të vlerësuar nëse ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës për shpërndarjen e protestuesve, raporton IndeksOnline.
Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me IPK-në, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të ndriçuar rastet ku dyshohet se është përdorur forcë përtej nevojës dhe autorizimeve të përcaktuara me ligj.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.