Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka ngritur aktakuzë ndaj 31-vjeçarit Kristian Koraboski, nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj partneres së tij 26-vjeçare, Sara, në Ohër.

Sipas Prokurorisë, gjatë ushtrimit të dhunës, i akuzuari e ka privuar nga liria partneren e tij, duke e mbyllur kundërligjshëm, e ka sulmuar fizikisht, i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ia ka rrezikuar sigurinë.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se gjatë hetimit janë ndërmarrë disa veprime për zbardhjen e rastit. E dëmtuara është marrë në pyetje në prani të shërbimeve sociale, ndërsa është urdhëruar dhe realizuar ekspertizë për llojin dhe karakterin e lëndimeve të saj.

Bashkë me aktakuzën, prokurori publik i ka propozuar gjykatës caktimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin, i cili gjatë gjithë procedurës ka qenë nën mbikëqyrje.

Protestë në Ohër kundër dhunës ndaj grave

Ndërkohë, Forumi i Grave i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) ka paralajmëruar protestë sot në Ohër, me moton: “Mjaft më me heshtje, mjaft më me pandëshkueshmëri, mjaft më me mbrojtjen e dhunuesve!”.

Protesta vjen në kontekstin e rastit të dhunës ndaj 26-vjeçares në Ohër. Flaka Media

The post Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 31-vjeçarit për dhunë ndaj partneres në Ohër, sot mbahet protestë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.