Prokuroria Publike: Mbi 30 persona të dyshuar për zjarrin në Koçan

Prokuroria Publike ka ndarë informacionet e fundit në lidhje me tragjedinë e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan. Mbi 30 persona janë të dyshuar për zjarrin, që mori jetën e 59 personave. “Dy kallëzime penale janë ngritur për 34 persona fizikë dhe 3 ndaj personave juridikë në lidhje me zjarrin në Koçan që ndodhi në […]

Mars 22, 2025 - 18:00
 0  5
Prokuroria Publike: Mbi 30 persona të dyshuar për zjarrin në Koçan

Prokuroria Publike ka ndarë informacionet e fundit në lidhje me tragjedinë e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan.

Mbi 30 persona janë të dyshuar për zjarrin, që mori jetën e 59 personave.

“Dy kallëzime penale janë ngritur për 34 persona fizikë dhe 3 ndaj personave juridikë në lidhje me zjarrin në Koçan që ndodhi në një diskotekë më 16 mars, që si pasojë humbën jetën 59 persona. Kallëzimet janë ngritur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 lidhur me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit penal. Një person është paraqitur edhe për “marrje të ryshfetit sipas nenit 357 të Kodit penal”, informon prokuroria.

Kujtojmë se si pasojë e tragjedisë, shteti ka shpallur 7 ditë zie, teksa janë mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse për kontroll të shtuar të licencave të punës ndaj diskotekave në vend.

Nga zjarri në Koçan ka mbi 170 persona të lënduar rëndë, teksa shumica prej tyre po trajtohen nëpër spitalet e Bullgarisë, Serbisë, Greqisë, Spanjës, Holandës, Turqisë etj.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë gjendja e pacientëve që po mjekohen në vend është stabile.