Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

13 persona janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Mes tyre janë protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të medias, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe traj...

tetor 24, 2026 - 22:30
Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

13 persona janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Mes tyre janë protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të medias, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin në Spitalin Universitar të Traumës.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Pesë prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

Njëri prej protestuesve është i lënduar në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Gjithashtu, në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë kanë marrë trajtim mjekësor dy efektivë policie, të lënduar në sy. Edhe ata janë larguar nga ambientet e poliklinikës pas marrjes së ndihmës mjekësore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.