Protesta në orën 16:00, organizatorët: Politikanët nuk janë të mirëseardhur
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë për në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Sipas një njoftimi paraprak, gjatë protestës do t’u jepet institucioneve të Kosovës një ultimatum prej 24 orësh, duke ...


Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë për në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Sipas një njoftimi paraprak, gjatë protestës do t’u jepet institucioneve të Kosovës një ultimatum prej 24 orësh, duke kërkuar nisjen e hetimeve dhe shkarkimin e zyrtarëve që, sipas organizatës, kanë përgjegjësi për dështimet në mbrojtjen e Arlinda Zekajt.
Në thirrjen e publikuar, Kolektivi kërkon që siguria dhe jeta e grave të trajtohen si çështje urgjente kombëtare, ndërsa femicidi të marrë vëmendjen dhe reagimin e duhur institucional.
“Të revoltuar/a, ne i japim afat 24 orë institucioneve që të fillojnë me shkarkime e hetime të zyrtarëve që e kanë dërguar me duart e tyre Arlindën drejt vrasjes”, thuhet në thirrje.
Organizata ka bërë të ditur gjithashtu se përfaqësuesit e partive politike parlamentare nuk janë të mirëseardhur në protestë. Sipas Kolektivit, kundërshtimi lidhet me atë që e cilëson si përpjekje të partive për ta shfrytëzuar politikisht vrasjen e grave.
“Revolta është e jona, dhe është e drejtuar kundër krejt juve. Nga ju lypet veprim, jo zaptim i zërit tonë popullor”, thuhet në reagim.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.