Protesta në Prishtinë, ‘Trafiku Urban’ me njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Drejtoria e Mobilitetit në Prishtinë ka njoftuar se protesta që po zhvillohet në kryeqytet dhe masat e përkohshme për menaxhimin e qarkullimit kanë shkaktuar vonesa dhe pengesa në transportin publik. Sipas njoftimit, linjat që kalojnë në pj...


Drejtoria e Mobilitetit në Prishtinë ka njoftuar se protesta që po zhvillohet në kryeqytet dhe masat e përkohshme për menaxhimin e qarkullimit kanë shkaktuar vonesa dhe pengesa në transportin publik.
Sipas njoftimit, linjat që kalojnë në pjesët e prekura mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt, duke shkaktuar vonesa në qarkullim.
Drejtoria e Mobilitetit ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga qytetarët deri në normalizimin e situatës.
Ekipet e saj po e përcjellin situatën nga afër dhe, sipas mundësive, do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit të transportit publik.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.