Protesta vazhdon edhe sonte, sheshi plot

Po vazhdon sot dita e 8 e protestës në Prishtinë kundër verdiktit të Gjykatës Speciale. Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në vazhdën e protestave kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë n...

shtator 23, 2026 - 22:00
Protesta vazhdon edhe sonte, sheshi plot

Po vazhdon sot dita e 8 e protestës në Prishtinë kundër verdiktit të Gjykatës Speciale.

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në vazhdën e protestave kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, ndërsa protesta po zhvillohet për të dytën javë radhazi. Në ditët e fundit, tubimet janë mbajtur çdo mbrëmje në kryeqytet.

Protesta është thirrur me moton “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve kundër aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë.

Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara janë mbajtur ditëve të kaluara edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri.

Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.