Protestat në Shqipëri, Kasami dënon dhunën: Zëri i qytetarëve duhet respektuar, duhet dialog

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka reaguar lidhur me protestat dhe tensionet e fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog, respektim të zërit të qytetarëve dhe një zgjidhje demokratike. Kasam...

tetor 16, 2026 - 20:00
Protestat në Shqipëri, Kasami dënon dhunën: Zëri i qytetarëve duhet respektuar, duhet dialog

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka reaguar lidhur me protestat dhe tensionet e fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog, respektim të zërit të qytetarëve dhe një zgjidhje demokratike.

Kasami theksoi se institucionet dhe faktorët politikë shqiptarë duhet të përballen me problemet dhe shqetësimet e qytetarëve, duke respektuar vullnetin e tyre.

Ai dënoi çdo formë dhune, pavarësisht se nga cila palë vjen, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së arritjeve të Shqipërisë. Sipas Kasamit, tejkalimi i tensioneve kërkon përgjegjësi nga të gjitha palët, ndërsa dialogu dhe zgjidhjet demokratike mbeten rruga për të dalë nga situata e krijuar.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.