Protestat në Tiranë, veteranët: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e UÇK-së gjatë protestave në Tiranë, duke theksuar se ky simbol nuk mund të përdoret për të justifikuar akt...

tetor 15, 2026 - 14:01
Protestat në Tiranë, veteranët: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e UÇK-së gjatë protestave në Tiranë, duke theksuar se ky simbol nuk mund të përdoret për të justifikuar akte vandalizmi.

Në një reagim publik, kjo organizatë ka rikujtuar rëndësinë historike dhe kombëtare të flamurit të UÇK-së, duke theksuar se ai përfaqëson luftën çlirimtare, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar përmes sakrificës.

“Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private.”

OVL e UÇK-së u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave në Tiranë që të ruajnë identitetin dhe dinjitetin e simbolit të UÇK-së, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk e arsyeton dhunën apo dëmtimin e pronës.

“Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli”, thuhet në reagim


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.