Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen Gërvalles e Sveçlës derisa po mbajnë konferencë, ulen para Qeverisë, presin përgjigje
Protestuesit janë ulur para derës së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku po presin vendimin e Qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ata kanë vendosur të qëndrojnë para hyrjes së objektit, në pritj...


Protestuesit janë ulur para derës së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku po presin vendimin e Qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ata kanë vendosur të qëndrojnë para hyrjes së objektit, në pritje të një përgjigjeje nga institucionet.
Ndërsa, brenda Qeverisë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla po mbajnë konferencë lidhur me raportin nga vrasja e Arlinda Zekajt./EO/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.