Protestuesit tentojnë të futen në objektin e Qeverisë, policia ua pamundëson hyrjen

Para objektit të Qeverisë së Kosovës po mbahet një protestë, në të cilën po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Sipas gazetares së T7, e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, disa nga protestuesit po tent...

tetor 30, 2026 - 09:30
Protestuesit tentojnë të futen në objektin e Qeverisë, policia ua pamundëson hyrjen

Para objektit të Qeverisë së Kosovës po mbahet një protestë, në të cilën po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sipas gazetares së T7, e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, disa nga protestuesit po tentojnë të futen brenda objektit të Qeverisë.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pritet të mbajnë një konferencë për media.

Protestuesit kanë deklaruar se e konsiderojnë të drejtë të hyjnë brenda për të përcjellë nga afër konferencën, por një gjë e tillë u është pamundësuar nga Policia e Kosovës, e cila ka penguar hyrjen e tyre në objektin e Qeverisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.