Provimi i jurisprudencës në shqip trondit edhe Brukselin! BE-ja evidenton kontestin për të drejtat gjuhësore në Maqedoni
Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka arritur deri në Bruksel. Komisioni Evropian, në Raportin e Progresit për vitin 2026, ka evidentuar protestat e studentëve shqiptarë dhe debatin për zbatimin e të drejtave gjuhësore në...
Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka arritur deri në Bruksel. Komisioni Evropian, në Raportin e Progresit për vitin 2026, ka evidentuar protestat e studentëve shqiptarë dhe debatin për zbatimin e të drejtave gjuhësore në Maqedoninë e Veriut.
Raporti thekson se kërkesa e studentëve për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe ka nxitur debat më të gjerë mbi barazinë gjuhësore dhe qasjen e komuniteteve në institucionet shtetërore.
Brukseli evidenton gjithashtu ngecjen e miratimit të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pas shfuqizimit të mekanizmit të “Balancuesit”.
Megjithëse marrëdhëniet ndëretnike vlerësohen përgjithësisht të qëndrueshme, Komisioni Evropian konstaton se zbatimi praktik i të drejtave gjuhësore dhe përfaqësimi i drejtë vazhdojnë të përballen me sfida.
Raporti nuk jep një zgjidhje konkrete për gjuhën e provimit, por përfshirja e kësaj çështjeje në dokumentin evropian dëshmon se kontesti tashmë ka marrë vëmendje ndërkombëtare.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.