Provokimet nacionaliste rikthehen në Umindoll dhe Lubidrag (FOTO)
Mbishkrime nacionaliste dhe thirrje për urrejtje, përfshirë edhe mesazhe që bëjnë thirrje për vrasje si “Smrt za Siptari”, janë shfaqur sërish në “Udhën e Vjetër” në Umindoll. Ndërkohë, në Lubidrag është shfaqur mbishkrimi “Kosovo je Srbija...
Mbishkrime nacionaliste dhe thirrje për urrejtje, përfshirë edhe mesazhe që bëjnë thirrje për vrasje si “Smrt za Siptari”, janë shfaqur sërish në “Udhën e Vjetër” në Umindoll. Ndërkohë, në Lubidrag është shfaqur mbishkrimi “Kosovo je Srbija”.
Qytetarët i kanë larguar vetë mbishkrimet, por rikthimi i tyre ngre shqetësim serioz.
“Nuk duam konflikt, nuk duam përplasje. Duam që institucionet të veprojnë në kohë, para se të jetë vonë!”, shkruan Deniz Sulimani nga Forumi Rinor i nëndegës së BDI nga fshati Nikushtak i komunës së Likovës në një postim të tij në llogarinë e tij në Facebook.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga MPB-ja dhe institucionet kompetente për identifikimin e autorëve dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.