Publikimi i bisedave në WhatsApp, Daut Haradinaj kërkon komision hetimor për këto tema

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të bisedave të zyrtarëve qeveritar në WhatsApp. Daut Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se legjislatura e re duhet të krijojë komision hetimor për tri tema. “Parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision

shkurt 3, 2025 - 14:00
 0  4
Publikimi i bisedave në WhatsApp, Daut Haradinaj kërkon komision hetimor për këto tema
publikimi-i-bisedave-ne-whatsapp,-daut-haradinaj-kerkon-komision-hetimor-per-keto-tema

publikimi-i-bisedave-ne-whatsapp,-daut-haradinaj-kerkon-komision-hetimor-per-keto-tema

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të bisedave të zyrtarëve qeveritar në WhatsApp.

Daut Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se legjislatura e re duhet të krijojë komision hetimor për tri tema.

“Parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision të veçantë hetimor për tri tema nacionale: – Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri? – Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit? – Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Çfarë turpi kjo qeveri! Dje Albini tha se rryma në Kosovë është më e lira në Evropë. Dikur e pshtjellkte me filtra e bojlera, ndërsa sot banda energjetike ballkanike bisedojnë në grup në WhatsApp për shifra milionëshe në KEK.

Parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision të veçantë hetimor për tri tema nacionale:

– Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri?

– Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit?

– Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?

Ky njeri duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv.

Forca, gazetarë!

Forca, media!